Transmetuar më 10-12-2019, 09:53

Të shtëna me armë zjarri në një spital në qytetin e Ostrava, në verilindje të Republikës Çeke.

Nga të dhënat paraprake lidhur me ngjarjen e mëngjesit të kësaj të marte, flitet për gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamácek, konfirmoi se të shtënat u shënuan nga një person i armatosur në spital, i cili pas krimit, u arratis.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe kërkimet po vijojnë edhe me helikopter.

Ndërkohë zona ku ndodhi ngjarja u vendos nën perimetër sigurie, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat speciale. /a.y/noa.al