Transmetuar më 10-12-2019, 04:44

Motori i kërkimit u krijua në vitin 1998. Blerjet e mëpasshme dhe rritja konstante në treg bën tënevojshëm krijimin e Alphabet

Dorëheqja e Page dhe Brin

Larry Page dhe Sergey Brin, përkatësisht administrator i deleguar dhe president i Alphabet – holding që kontrollon Google dhe shoqëri të tjera – dhanë dorëheqjen. Ky lajm bëri bujë dhe do ta mbyllë vitin 2019 të kompanisë kaliforniane në mënyrë të papritur. Drejtimin e Google do ta marrë Sundar Pichai, CEO aktual i Google, i cili pritet të mbajë këtë rol të dyfishtë të rëndësishëm. Disa muaj pas 21-vjetorit të kompanisë, më 27 shtator 1998, Page dhe Brin bëjnë një hap pas për t’i dhënë mundësi shoqërisë tëecë përpara, me objektiv vijimin e rritjes.

Dy miliarderët – ndër dhjetë njerëzit më të pasur në botë sipas indeksit të Bloomberg, pasi krijuan nga asgjëja kompaninë e tyre, do të largohen nga Alphabet, ndërkohë që kapitalizimi i saj në bursëështë 893 miliardë dollarë. Lexoni më poshtë etapat kryesore të krijimit të kolosit të teknologjisë.

Krijimi i Google

Në kohën kur ishin nëUniversitetine Stanford, dy të rinjtë – të dy 25-vjeçarë – i dhanë jetë Google më 4 shtator 1998 me objektivin për të krijuar motorin më të mirë të kërkimit, që sot, çdo vit menaxhon 1 trilion kërkime të përdoruesve. Megjithatë, për konvencion, prej vitit 2005, datëlindja e kompanisë festohet më 27 shtator. Ashtu si shumë shoqëri të tjera të mëdha, edhe Google lindi brenda një garazhi. Në fillim Page dhe Brin e krijuan atë në Menlo Park në Kaliforni, më pas u transferuan në Palo Alto dhe në vitin 2003 në MountainView, ku sot është selia kryesore e kompanisë, GooglePlex.

Nga emri i parë te folja “gugëlloj”

Google nuk ishte emri i parëqë menduan Page dhe Brin. Gjatë periudhës universitare, dy studentët zgjodhën Backrub. Ai përdorej brenda universitetit, por në momentin e regjistrimit të domenit, vendosën për Google. Në matematikë, termi “Googol” përfaqëson numrin 1 ndjekur nga 100 zero,si për të treguar sasinë e madhe të të dhënave që motori i kërkimit mund të menaxhonte.Objektivi fillestar i Google ishte që përdoruesit të merrnin informacione në web, gjë që çoi te lindja e foljes “gugëlloj”. Në vitin 2006, folja “to google” u përfshi në“Oxford English Dictionary”.

Kuotimi në bursë dhe blerjet

Një nga hapat thelbësorë ishte kuotimi në bursë, që ndodhi në vitin 2004. Në të njëjtën kohë, kompania prezantoi një ndër shërbimet më të përdorura në botë – postën elektronike Gmail. Pikërisht sektori i shërbimeve – ku përfshihet dhe Google Maps dhe browser Chrome – i dhanë suksesin shoqërisë kaliforniane, falë edhe blerjeve të rëndësishme.

Më i njohuri lidhet me YouTube. Në vitin 2006, Page dhe Brin blenë platformën e shikimit dhe ndarjes së videove nëstreaming për 1,65 miliardë dollarë.Kjo ishte një zgjedhje e mirë, duke qenë se Google është faqja e dytë më e vizituar në botë. Një blerje tjetër e rëndësishme është DoubleClick, për 3 miliardë dollarë. Në vitin 2007, kompania kaliforniane bleu provider-in më të mirë për menaxhimin e reklamave online. Shërbimi u integrua më pas me GoogleAdsense, instrumenti ku reklamuesit marrin hapësiranë internet për të promovuar produktet e tyre.

Android dhe investimet në sektorin mobil

Përveç shërbimeve të shumta, Google ka hyrë edhe në fushën e telefonisë mobile. Pasi bleu Android Inc, shoqëri e krijuar nga Andy Rubin, tre vjet më vonë, Page dhe Brin prezantuan sistemin operativ Android, logo e të cilit përfaqësohet nga roboti i gjelbër i famshëm.Me mbulim mbi 60% në të gjithë botën, është platforma më e përhapur, duke u shkëputur larg nga iOS, sistemi i pranishëm në pajisjet eApple.

Për të përmirësuar vazhdimisht azhurnimet e tij dhe për të hyrë edhe në fushën hardware, në vitin 2011, Google bleu divizionin mobil të Motorola për 12,5 miliardë dollarë.Falë kësaj lëvizjeje, Google përfitoi njohuritë e nevojshme për të krijuar dhe për të prodhuar pajisjet e veta pa ndihmën e të tretëve. Ky rezultat u arrit në vitin 2016, kur kompania prezantoi GooglePixel, smartphone-t e parë “made by Google”.

Nevoja e krijimit të Alphabet

Rritja konstante e Google, si dhe zgjedhja e themeluesve për të çuar përpara projekte të shumta paralele, në fushën e robotikës, (Boston Dynamic), të dërgesave nëpërmjet dronëve (Wing), të drejtimit autonom (Waymo), Inteligjencës Artificiale (DeepMind), dhe jo vetëm, detyruan Page dhe Brin të riorganizonin të gjithë shoqëritë në pronësi brenda një holding.Për këtë arsye, në tetor 2015 themeluan Aphabet, me një objektiv të dyfishtë: t’i bëjnë më transparente aktivitetet e Google dhe t’u japin më shumë autonomi shoqërive të grupit që veprojnë në sektorë të ndryshëm nga ai i shërbimeve të internetit.

Katër vite nga krijimi i konglomeratit që bëri bashkë gjithë kompanitë, Page dhe Brin zgjodhën të japin dorëheqjen nga pozicionet përkatëse, duke ia besuar Sundai Pichai drejtimin e Alphabet. Në të vërtetë, zgjedhja nuk duhet të befasojë askënd, pasi dy themeluesit e Google prej kohësh u shmangen ngjarjeve në publik.

Burimi: Corriere della Sera

Në galeri shihni dhe si ka ndryshuar logo e Google në vite