Transmetuar më 09-12-2019, 19:37

Ajo është 34 vjeçe dhe është bërë kryeministre e Finlandës, duke vendosur edhe një rekord.

Është kryeministrja më e re aktualisht në botë.

Sanna Marin është zgjedhur të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Ish-Ministre e Transportit social-demokrate, Sanna Marin, i ka habitur të gjithë për nga mosha, sepse është zgjedhur së fundmi kryeministre e vendit të saj, por nuk është kjo më e veçanta.

Pas zgjedhjes së saj, po komentohet shumë jeta e thjeshtë që 34 vjeçarja ka bërë më herët dhe vazhdon akoma.

Ajo deri vonë jetonte në një apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj.

Me shumë vështirtësi e ëma i bëri të mundur ëndrrën e saj, për të shkuar në universitet.

Marin iu fut shpejt politikës dhe në një kohë rekord ngjiti majat më të larta të karrierës së saj.

Kur ishte 27 vjeçe, drejtoi administratën e qytetit Tampere, dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete. Dhe tani kryeministre.

Por ajo që po tërheq së tepërmi, është pamja e saj shumë e re, jeta e thjeshtë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse  finlandezët i besuan drejtimin e qeverisë./NOA.al