Transmetuar më 09-12-2019, 17:32

Një gjykatë franceze dënoi liderin e Partisë Socialiste, Jean-Luc Melenchon për shantazh ndaj autoriteteve.

Gjykata penale e Bobigny dha një dënim prej 3 muajsh me kusht dhe një gjobë prej 8,000 euro ndaj drejtuesit të pabindur për rebelim dhe provokim të Francës. Ky vendim u mor pas kontrollit të egër në selinë e partisë politike në tetor 2018.

"Është një gjykim politik",  tha ai në fund të seancës. Sipas tij, në dënimin që dha gjykatësi ka pasur gisht edhe [presidenti Emmanuel] Macron".

Madje Melenchon është filmuar duke i bërtitur dhe duke shtyrë një oficer policie", Republika jam unë".

Më pas ai së bashku me anëtarë të tjerë të partisë u munduan të futen me forcë në zyrat e tyre në momentin që po bëhej hetimi.

Gjykatësi ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe tha se Jean-Luc Mélenchon gjithashtu do të paguajë një gjobë prej 8,000 euro. Deputeti Bastien Lachaud, eurodeputetja Manuel Bompard, presidenti i një shoqate, Bernard Pignerol, ndërkohë, janë të dënuar me gjobë nga 2,000 deri në 7,000 euro ."

Melenchon garoi në 2017-ën në zgjedhjet presidenciale kundër Macron ku mori vetëm 19.5% të votave./NOA.al