Transmetuar më 09-12-2019, 13:13

Kishte instaluar disa mikro-kamera brenda tualeteve të kompanisë së tij për femra, për ti spiunuar dhe për ti regjistruar punonjëset në momentet më intime.

Për këtë arsye një sipërmarrës 53-vjeçar u arrestua, pasi disa nga punonjëset zbuluan se spiunoheshin.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Spanjë, në Villamuriel de Cerrato. Denoncimet e para ndaj tij u bënë në qershor të vitit 2018, nga shtatë punonjëse të cilat kishin zbuluar kamerat brenda banjave. Ai u arrestua fillimisht, por më tej u lirua në pritje të gjykimit.

Por hetimet zbuluan se ai kishte arritur të siguronte 290 mijë imazh dhe thuajse 20 mijë video të regjistruara nga banjat e grave, shkruan noa.al.

Materialet u gjetën në skedat e memories së dy mikrokamera, si dhe në lap topin dhe celularin e tij. Për këtë arsye, burri i cili jeton në Valladolid, u arrestua sërish gjatë të martës që lamë pas, ndërkohë që akuzat ndaj tij mund të rëndohen. /a.y/noa.al/