Transmetuar më 09-12-2019, 12:30

Pavarësisht kushteve dhe rrethanave, derbi i kryeqytetit mbetet evenimenti më i rëndësishëm futbollistik në Shqipëri.

Sipas axhendës të konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Partizani-Tirana do të zhvillohet më 13 dhjetor, të premten, në orën 19:00. Mbetët vetëm konfirmimi zyrtar se ku do të luhet derbi i kryeqytetit.

Të dy ekipet vijnë pas një fundjave jo pozitive teksa pësuan humbje në përballjet respektive, por të kuqtë presin bardheblutë me statusin si kryesues dhe për më tepër si të pamposhtur në derbi prej më shumë se 5 vitesh./b.l/noa.al/