Transmetuar më 08-12-2019, 11:40

Diagnostikimi i hershëm, për këtë sëmundje si për të gjitha të tjerat, paraqet hapin kryesor për ta mposhtur atë. Nëpërmjet kontrolleve periodike është e mundur që gjithmonë të keni situatën nën kontroll. Sepse për momentin, edhe nëse hulumtimi po bën hapa gjigantë përpara, parandalimi aktualisht është mjeti më i mirë për të parashikuar kohërat.

Kjo sëmundje padyshim prek gratë dhe në thelb është për shkak të një rritje anormale të qelizave brenda një gjëndre gjitare. Kanceri i gjirit, si llojet e tjera të kancerit, ka katër faza: fillestare që përshkruan formimin. Pastaj faza e dytë e cila është ajo ku fillon të përhapet në zona të tjera të trupit. E treta ku zgjerimi vazhdon, deri në të katërt dhe të fundit, ku tashmë është shtrirë për pjesën më të madhe të trupit.

Siç u tha, duhet të ndërhyjmë gjithmonë kur sëmundja është në fazën e parë për të kufizuar dëmet. Por cilat janë simptomat që duhet të shkaktojnë alarmin? Sipas asaj që mësojmë nga Airc.it, faza e parë e sëmundjes nuk sjell dhimbje. Shenjat e para mund të jepen nga gjëndra të dukshme.

Shenja të tjera mund të lidhen me ndryshimet e thithkës ose rrjedhjes, zakonisht nga vetëm një thithkë.  Nëse rrjedhjet prekin të dy thithkat, ne jemi në prani të çrregullimeve hormonale. Atëherë ka akoma shenja të tjera të raportuara gjithmonë në lidhje me ndryshimin e formës së gjirit, ose anomali të vendosura në disa pika. Por edhe ndryshimi i ngjyrës.

Mbajtja e gjinjve tuaj nën kontroll dhe ndoshta vinia re e këtyr shenjave është mënyra kryesore për të luftuar sëmundjen. Siç u përmend, kontrolli periodik ndihmon për të ndërhyrë përfundimisht në fazat e hershme./b.l/noa.al/