Transmetuar më 08-12-2019, 10:36

Kafja, pija e dytë më e konsumuar në botë. E pasur me elementë antioksidues dhe stimulues për sistemin nervor, sigurisht që mund të ketë efekte pozitive për trupin kur merret në doza të duhura. Kafeina është një element stimulues dhe për këtë arsye nuk këshillohet kurrë që ta teproni në konsum.

Efektet që rezultojnë janë shumë subjektive. Pini për tu zgjuar në mëngjes, por edhe për t’i dhënë vetes energji dhe për të qenë më aktiv. Pastaj ka edhe nga ata që preferojnë për shembull të kufizojnë konsumin e tyre në mbrëmje përtej kohërave të caktuara për të shmangur pagjumësinë. Si përmbledhje, përgjigjet që japin konsumatorët janë shumë subjektive.

Ekspertët, megjithë mendimin e konsumatorëve, këshillojnë që të kufizoni përdorimin e tyre kryesisht për shkak të pranisë së kafeinës e cila mund të ndryshojë sistemin nervor të abuzuesit. Por edhe stomaku mund të ndikohet nga konsumimi i tepërt i kafesë gjatë ditës. Së pari me djegie por edhe dhimbje.

Një kafe në shtëpi mund të jetë më e rëndë se ajo në bar edhe nëse teknikat e përgatitjes janë të ndryshme nga rasti në rast.

Edhe nëse ekspertët e dinë që, çdo rast është i ndryshëm nga tjetri dhe se kundërindikacionet janë shumë subjektive, mënyra e vetme për të shmangur efektet tepër negative janë te kufizimi në tre katër filxhan në ditë./b.l/noa.al/