Transmetuar më 07-12-2019, 11:25

Abuzon seksualisht me gruan, pasi e vë në gjumë me qetësues, të cilat ia hidhte në çajin, të cilin në pamje të parë ia përgatiste çdo mbrëmje “me dashuri”.

Është kjo akuza që vjen në dëm të një 53-vjeçari në Maddaloni, të Italisë, i cili është vënë nën hetim.

Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të bërë nga gruaja, e cila deklaroi në polici se i shoqi qysh nga nisja e bashkëjetesës në vitin 2005, e kishte nënshtruar ndaj keqtrajtimeve fizike dhe morale.

53-vjeçari i kishte shkaktuar edhe dëm ekonomike të shoqes, e cila drejton një palestër. Disa herë siç rezultoi nga hetimet, kishte shkuar disa herë në palestrën e gruas dhe ishte zënë me klientët meshkuj duke i larguar.

Ndër të tjera ai e kishte kërcënuar të shoqen se do publikonte online video intime gjatë momenteve të tyre në shtrat. /a.y/noa.al/