Transmetuar më 07-12-2019, 08:32

Në një vizitë në kampin e përqendrimit Auschwitz-Birkenau bashkë me Kryeministrin polak Mateusz Morawiecki, kancelarja gjermane Angela Merkel foli për turp.

Ajo tha se ndjen “një turp të thellë nga ajo që ka ndodhur”.

Kancelarja gjermane deklaroi se nuk duhet harruar kurrë tmerri në kampet naziste të përqendrimit.

Ajo shtoi se “ajo që ka ndodhur këtu, nuk mund të mirëkuptohet nga njeriu”.

Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1.1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960 mijë prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë ciganë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp. /a.y/noa.al/