Transmetuar më 06-12-2019, 20:29

Riza Durmishi, futbollisti me origjinë shqiptare,  do të largohet nga bardhekaltrit në merkaton e janarit pasi është gjetur akordi për transferimin e 25-vjeçarit te Nice për 6 muaj deri në përfundim të këtij sezoni.

Marrëveshja është zyrtarizuar dhe Durmishi është prezantuar me fanellën e klubit të tij të ri.

Te Nice e Patrick Viera, mbrojtësi i krahut do të ketë shumë më tepër mundësi aktivizimi dhe dëshira e Durmishit në këto momente është të luajë rregullisht për t’u grumbulluar nga Danimarka në Euro 2020, pasi ka zgjedhur këtë përfaqësuese. Sezonin e kaluar me Lazion, Durmishi u aktivizua në 10 takime të Serie A, ndërkohë që në këtë sezon ka qenë jashtë planeve të Simone Inzaghit, i cili nuk i ka dhënë asnjë minutë./NOA.al