Transmetuar më 06-12-2019, 17:41

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka folur për viktimat dhe dëmet e shumta që la pas tërmeti i 26 nëntorit, teksa i pyetur se kë akuzonte për këtë rast, ai u përgjigj:

“Kontrolli i shtetit, fajtori kryesor është shteti. E ka bërë nga paaftësia? Apo nga Korrupsioni, kjo është çështje hetimi. Por unë them që e ka bërë për çështje korrupsioni”.

I ftuar sot në studion e “Top Talk”, Spartak Ngjela, dha edhe raste konkrete.

“E patë se si ra një hotel? Ishte pa leje, si mund të ndërtosh ti hotel pa leje pa e ditur shteti”.

Ngjela tha se ky fenomen, i lejeve të ndërtimit pa kriter, ka nisur nga presidenti aktual.

“Meksi (kryeministër 92’-97’) me VKM kishte ndaluar ndërtimet në plazhe 170 metra larg. I pari që e ka prishur këtë ka qenë Meta”, theksoi Spartak Ngjela.

Sakaq, Spartak Ngjela është optimist, se me sistemin e ri të drejtësisë që po ngrihet, përgjegjësit do të përgjigjen penalisht, madje ai dha edhe emra.

“ Me drejtimin e politikës amerikane na kanë bërë një legjislacion, anti-korrupsion i gjithi kundër katër vetave. Që janë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha”, u shpreh Ngjela, duke e mbyllur reagimin e tij mbi këtë çështje me fjalët: Këta janë të akuzuarit dhe këta filluan që nuk pranonin’./NOA.al