Transmetuar më 06-12-2019, 16:57
Foto ilustruese

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për tre inspektorët e IMT-së që lejuan të bëheshin ndërtime pa leje.

Dje u bë arrestimi i L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat; E.V., 29 vjeç, banues në Berat dhe D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Berat.

Ata akuzohen se kanë favorizuar dhe kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në territorin e Berat.

Arrestimi i tyre u bë pas finalizimit të operacionit të koduar "Stop".

Hetimi ndaj tre inspektorëve zgjati gjashtë muaj./noa.al/