Transmetuar më 06-12-2019, 16:21

Si pasojë e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti në godina dhe ambiente, Universiteti i Mjekësisë nuk do të fillojë procesin mësimor.

Rektori Arben Gjata njoftoi se mësimi nuk do të zhvillohet as javën në vazhdim (9-13 dhjetor).

Sa i përket datës së saktë për rifillimin e procesit mësimor në Universitetin e Mjekësisë, studentët do të marrin informacion në një njoftim të dytë.

Në urdhrin e firmosur nga rektori Arben Gjata, i bëhet thirrje studentëve që të dretjohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve për të mësuar rreth shlyerjes së detyrimeve përkatëse akademike mbi diplomimin.

Ndërkohë Universitetet e tjera do fillojnë procesin mësimor më datë 10 dhjetor./noa.al/