Transmetuar më 06-12-2019, 15:30

Mësimi në Universitetin e Tiranës nuk do të fillojë me datë 6 dhjetor. Rektori Mynyr Koni ka urdhëruar që mësimi do të nisë më datë 10 dhjetor.

Në urdhrin që mban firmën e tij thuhet se drejtuesit e njësive kryesore do të paraqesin propozime konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësim.

Ndërprerja e mësimit në Universitete dhe shkolla u bë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Pati dëmtime në shumë struktura e godina që vijojnë të vlerësohen nga ekspertë të huaj e shqiptarë.

Nga lëkundjet e fuqishme ndërruan jetë 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë./noa.al/