Transmetuar më 06-12-2019, 15:03

Shqipëria mori sot zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi këtë si një moment historik dhe inspirim për Shqipërinë.

Rama u shpreh se drejtimi i OSBE-së në këtë periudhë,  referuar zhvillimeve të brendshme, por edhe faktit që kryesimi në vitin 2020 lidhet me 45-vjetorin e kësaj organizate është sfidues.

“Të drejtojmë OSBE-në 45-vjetorin e saj dhe në këtë periudhë kaq sfiduese… E keni të qartë çfarë lloj mali duhet me mbajtur në kurriz, kështu që forca”, ishin fjalët e kryeministrit për delegacionin që e shoqëroi në Bratislavë.

Më herët Rama u zotua se do të përqendrohen në implementimin dhe koordinimin e të gjitha politikave për të rritur kredibilitetin.

“Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh.

Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë./b.l/noa.al/