Transmetuar më 06-12-2019, 13:24
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në dalje të Pikës Kufitare të Morinës.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin R. N., banues në Rrëshen, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, i riu rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane.

Kjo pasi Gjykata Chieti, Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kërcënim i nëpunësit publik”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/