Transmetuar më 06-12-2019, 12:53

Zyrtarët e shëndetësisë në Amerikë kanë raportuar një tjetër rast vdekje si pasojë e cigareve elektronike të njohura si "vaping" duke cuar numrin e viktimave në 48.

Deri më 4 dhjetor 2019 u raportuan 2.291 raste nga 50 shtete që përfunduan në spital për shkak të tyre.

Muajin e kaluar, zyrtarët ameriaknë njoftuan zbulimin e acetatit në Vitaminën E që besohet të përdoret si një agjent prerjeje në produktet e avullimit që përmbajnë përbërës të marijuanës.

Ka nisur hetimi për përbërësit e këtyre produkteve, ndërkohë që është njoftuar që të mos përdoret më Vitamina E acetat pasi konsiderohet si kimikat tepër shqetësues.

Vendet ku u raportuan të vdekur nga cigarja elektronike janë:

Alabama; California; Connecticut; Delaëare; the District of Columbia; Florida; Georgia; Illinois; Indiana; Kansas; Louisiana; Massachusetts; Michigan; Minnesota; Mississippi; Missouri; Montana; Nebraska; New Jersey; New York; Oregon; Pennsylvania; Tennessee; Texas; Utah; Virginia. /a.m/noa.al/