Transmetuar më 06-12-2019, 10:20

Atletja Christian Tham priti plot 38 vite për tu paguar për punën pa pushim. Këtë javë, ajo përfaqësoi Singaporin në lojërat olimpike SEA ku fitoi dy medalje të arta në lojën "hockey" nën ujë.

Kjo ishte hera e dytë që merrte pjesë në këtë event. Në moshën 12-vjeçare ishte pjesëmarrja e parë, ku fitoi një medalje të argjendtë në not.

"Unë nuk mendoja kurrë se do kthehesha në Lojërat SEA dhe të fitoja medalje të arta. Nuk mendoja kurrë se mund të performoja sërish në këtë nivel", tha ajo.

Tham filloi notin në moshën 7-vjeçare kur babai i saj gati humbi jetën duke i dhënë lopatave të kanoas në një liqen.

Ai ishte rreth 40 vjeç dhe nuk dinte të notonte, por mbijetoi sepse kishte veshur jelekun e jetës./a.m/noa.al/