Transmetuar më 06-12-2019, 09:55

Policia italiane e Trieste në bashkëpunim me atë kufitare të Criminalpol, ekstradoi gjatë kësaj të enjteje nga Austria, një shqiptar të shumëkërkuar.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Aleksandër Hodaj, i cili u kap me pasaportë të falsifikuar nga policia asutriake e Nickelsdorf, në 10 nëntor.

Ndaj Hodaj, ishte lëshuar një urdhër arresti europian, në kuadër të operacionit të koduar “Vrima”.

Kjo pasi shqptari rezulton pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt provincës së Barit.

Operacioni nisi në vitin 2015, kur u lëshuan 20 urdhra arresti, ku ndër të tjera u sekuestrua edhe 13 kilogramë heroinë super e pastër, si dhe u zbulua një laborator i drejtuar nga 38-vjeçari.

Pas ekstradimit, Aleksandër Hodaj, duhet të vuajë në Itali dënimin prej 4 vitesh e 4 muaj burg. /a.y/noa.al/