Transmetuar më 06-12-2019, 09:25
Foto ilustruese

Nën dyshimin se janë prodikt i veprimtarisë kriminale dhe pastrimit të parave, sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Vlorë, në emër të një personi.

Në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e zbatuan vendimin e gjykatës duke sekuestruar dy apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum; një pemishte në Radhimë; dy automjete si dhe dy llogari bankare.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 000 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit Luan Beshaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

I dyshuari ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Në ngarkim të të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës. /a.y/noa.al/