Transmetuar më 06-12-2019, 09:02

Katër persona kënë mbetur të vrarë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe një furgoni të vjedhur,

pas një grabitje në një argjendari në Coral Gables, të Miami, pasditen e së enjtes.

Grabitësit kishin me vete, së paku një peng. Të vrarë nga të shtënat mbetën dy grabitësit, shoferi i furgonit i cili u merr peng dhe drejtuesi i një mjeti tjetër të cilin e zunë aksidentalisht plumbat, teksa kalonte në rrugë.

Mes viktimave nuk ka agjentë policie. Ndërkohë një punonjës i argjendarisë së grabitur mbeti i plagosur.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi kur policia mbërriti në vend pas ndezjes së alarmit, ku më tej grabitësit vodhën furgonin dhe u larguan, çka bëri që të ndiqen nga policia. /a.y/noa.al/