Transmetuar më 06-12-2019, 08:25

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari dixhital, ku ky i fundit, duke marrë shkas nga ngjarja në Tepelenë ku u vra një person dhe u plagos vëllai i tij, tregon se droga dhe bixhozi në këtë qytet janë sheshit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, qytetari i shkruan Berishës se dy vëllezërit e përfshirë në ngjarje, Arturi, (viktima) dhe Artan Bresha, janë djemtë e tezes së kryetarit të PS së Tepelenës Dino Selimi, duke shtuar se konflikti ka qenë për drogë.

“Droga dhe Bixhozi në Tepelenë janë sheshit”, shkruan Berisha ndërsa më tej poston mesazhinn e qytetarit dixhital siç ai e quan.

“Përshëndetje dr të, më falni për shqetësimin në këtë orë të vonë por jam i detyruar tju vë në dijeni: në Tepelenë gjatë një atentati të bërë ndaj dy vëllezërve Bresho djemtë e tezes së kryetarit të partisë Rilindase Dino Selimi si pasojë e plagëve të marra njeri prej vëllezërve Bresho nuk i ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra, konflikti është vetëm për drogë, qeveria thot drogë s’ka po droga në Tepelenë dhe bixhozi janë rrugëve të qytetit”./b.l/noa.al/