Transmetuar më 06-12-2019, 08:14

Ashtu siç është bërë zakon qysh nga tërmeti i 26 nëntorit, çdo mëngjes rreth orës 07.00, Kryeministri Edi Rama mbledh qeverinë për të diskutuar lidhur me situatën ku ndodhet vendi.

Mëngjesin e sotëm ai tha se po kalohet një vendim për krijimin e fondit të veçantë, i cili ndalon përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari për social kulturore dhe shpërblim për Vitin e Ri.

“I falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkishë dhe drejtues institucionesh. Refuzoj atë shpifjen që kemi detyruar punonjësit të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim! Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit, kryetarë bashkishë bënë të njëjtën gjë”, u shpreh Rama.

Ai tha se nuk do të ketë darka dhe valle për Vitin e Ri, por se të gjitha institucionet duhet të çojnë dhurata për fëmijët dhe një kohë nga periudha e festave duhet ta kalojnë me të prekurit e tërmetit. /a.y/noa.al/

Rama: Super dënim për shpifje! Lajmi se spitali i Durrësit po binte, shkaktoi një viktimë

Rama: Na duhet fuqi punëtorë nga jashtë! Kush ndërton vetë në fshat, do marrë lekët në dorë