Transmetuar më 06-12-2019, 08:00

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e mëngjesit të kësaj të premteje e qeverisë, paralajëroi ashpërsimin e ligjit antishpifje, lidhur me lajmet e rreme në gjendje të jashtëzakonshme.

Ai tha se është e dënueshme shpifja, por se do të jetë super e denueshme në situatë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, lajmet e rreme dhe lojërat mediatike në situata si kjo, janë kriminale.

“Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në përpjekjen për të ikur nga spitali, kur lajmi se po shembej spitali kur spitali nuk kishte asgjë”, u shpreh Rama.

Në vijim ai bëri me dije se do të largohet sot nga vendi, për të shkuar në Bratislavë, pasi Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE.

Po ashtu ai shtoi se më tej do të shkojë në Stamboll në takimin e organizuar nga Presidenti Erdogan me investitorë dhe biznesmenë.

“Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al/

Rama: Na duhet fuqi punëtorë nga jashtë! Kush ndërton vetë në fshat, do marrë lekët në dorë