Transmetuar më 05-12-2019, 21:50

Edhe pse zemra e saj kishte pushuar së rrahuri prej më shumë se gjashtë orësh, mjekët në Spanjë arritën që të rikthejnë në jetë një grua.

Në artikullin e gazetës spanjolle “La Vanguardia”, shkruhet se Audrey Mash, më 3 nëntor doli për vrap në mal me bashkëshortin e saj në afërsi të qytetit Nuria, në verilindje të vendit. Ajo nuk mundi të kthehej më për shkak të stuhisë së borës pasi trupi i saj ishte ngrirë.

Gruaja 34-vjeçare, e cila u dërgua në spital pas 3 orësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit në rajon, supozohej se kishte vdekur pasi temperatura e saj trupore kishte rënë në 20.2 gradë celsius, dhe zemra i ndaloi së rrahuri për 6 orë.

Ajo u shpëtua falë ndërhyrjes së dy mjekëve ekspertë në spital. Zyrtarët njoftuan se Mash doli nga spitali pas 11 ditësh duke ecur me këmbët e saj dhe se ka probleme të koordinimit dhe mpirjes vetëm në gishtat e dorës, por që nuk ka asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj. /k.k/noa.al/