Transmetuar më 05-12-2019, 20:05

Ndërron jetë një nga katër personat e përfshirë në aksidentin e sotëm në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Marije Leka, e plagosura më rëndë nga kjo ngjarje, nuk i mbijetoi plagëve të shumta dhe ndërroi jetë në spital.

Sa i përket ngjarjes, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në L. Guerrile, Shkodër, sqaron policia.

Të plagosurit e tjerë, Sylë Palnikaj, Katrinë Palnikaj, dhe Petrit Leka ndodhen në spital.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/