Transmetuar më 05-12-2019, 19:42

Kryeministri Rama kërkon që dosjet e pallateve të shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti duhet të plotësohen sa më parë.

Nga Durrësi, ku pa nga afër pastrimin e zonave me inerte, kreu i qeverisë tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”, tha kryeministri Edi Rama.

Qyteti i Durrësit dje dhe sot është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet  tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme. /k.k/noa.al/