Transmetuar më 05-12-2019, 16:09

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot inxhinieren Luljeta Bozo duke e falenderuar për faktin që ka ndaluar përhapjen e panikut pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama i kërkoi që të jetë pranë ekipit të ekspertëve kur të krijonin një paketë standardesh për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë të dëmtuara.

"Ne u kemi kërkuar të huajve të na thonë mban apo jo struktura. Do ishte shumë pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për këtë pjesë, po bëjmë një paketë të standardeve të riparimeve.

Keni bërë punë të madhe për të qetësuar njerëzit. Jeni burim sigurie për njerëzit", i tha kryeministri Rama.

Inxhinierja pranoi duke thënë se ka parë nga afër disa nga objektet e ndërtuara dhe nuk ka vend për panik. Ajo shtoi se ndërtimet janë bërë pa projekt dhe ky është problem i madh. /a.m/noa.al/