Një vajzë që po përjeton marrëdhënie polimerike ka mbetur shtatzënë me një prej katër partnerëve të saj.
Tory Ojeda, 20 vjeçe, nga Jacksonville, Florida, u lidh me Marc, 18 vjeç në gjimnaz dhe më pas filloi një lidhje me Travis, 23 vjeç, rreth dy muaj më vonë.
Historia e tyre e dashurisë nisi tre vite më parë dhe ajo ka shpallur fejesën me Travis në korrik. Gjithashtu u dashurua me dy miqtë Ethan dhe Christopher, të dy 22 vjeç.
Rreth 7 muaj më parë, Tory dhe Chris mësuan se do bëhen prindër të një vajze.
Edhe pse janë në një marrëdhënie të hapur, Tory është e vetmja që ka shumë partnerë. Ajo thotë se të dashurit të saj mund të kenë partnerë të tjerë nëse kanë dëshirë dhe i inkurajon për këtë gjë.
"Sinqerisht, unë do të doja që dikush të gjente një partner të dytë. Nuk do të doja të isha femra e vetme në këtë lidhje", thotë Tory.
Të gjithë kanë dhomat e tyre të gjumit, por hyjnë e dalin nga krevati i Toryt çdo natë, duke u siguruar se kanë secili momentin që i takon./a.m/noa.al/