Transmetuar më 05-12-2019, 15:12

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020, ka informuar publikun se ku do të zhvendosen rrënojat e pallateve dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mbetjet do të përdoren për të mbyllur fushën Porto Romanos si dhe zonat e dëmtuara të shkaktuara nga guroret në Krujë.

“Kemi vendosur që të gjithë sasinë e mbjeteve në Durrës të mbyllim fushën e kancerit në Porto Romano dhe ta transformojmë në një park të madh publik. Po studiojmë mundësinë e mbetjeve në zonën e Krujës, në Thumanë, por ndoshta edhe duke futur një sasi nga Durrësi për të mbyllur kancerin mbi lëkurë të guroreve që kanë turpëruar të gjithë ne. Jemi i vetmi vend në botë që mund të kthejë në gurore peisazhin e një vendi të shenjtë, Kruja”, tha Rama.

Më tej ai ka sqaruar edhe njëherë shumën e akorduar nga Bashkimi Europian prej 15 milionë euro duke sqaruar edhe njëherë se kjo shumë është vetëm faza e parë, pasi do të ketë sërish ndihma nga BE.

“Fondi i dhënë nga KE, 15 milionë euro, është vetëm fillimi. Do ketë sërish ndihma. Presidentja e KE më ka konfirmuar që së shpejti do të kemi një konferencë të madhe donatorësh”, shtoi Rama./b.l/noa.al/