Transmetuar më 05-12-2019, 14:35

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë mbrëmë një intervistë nga Brukseli ku qëndroi dy ditë dhe pati takime zyrtare.

“Vendimi që Komisioni Europian ka marrë për ndihmën prej 15 milionë eurosh dhe krijimin e një konference, është një lajm i mirë në këto lajme të këqija që ne po dëgjojmë. Angazhimi i KE dhe i gjithë strukturave të PE për të qenë pranë Shqipërisë, shqiptarëve në këto ditë të vështira, është një gjë shumë e mirë.

Kemi diskutuar me të gjithë miqtë tanë dje dhe sot është situata pas tërmetit”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se nuk bëhet fjalë për thjesht për goditje godinash, por bëhet fjalë për një tërmet psikologjik që po kalojnë shqiptarët, tërmet social dhe ekonomik.

“Dhe ajo që të bën përshtypje nuk është thjesht disa pallate që do shikojmë, por kemi disa shkolla në Tiranë që kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo do të paralizojë jo vetëm jetën ekonomike dhe komplet sistemin arsimor, por do të krijojë probleme sociale”, tha kryetarja e LSI. /a.y/noa.al/