Transmetuar më 05-12-2019, 14:11

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla është një prej lojtarëve më të mirë në skuadrën italiane Verona, por paga e tij është më e ulëta.

Mbrojtësi merr 2 mijë euro në javë, pra 8 mijë euro në muaj tek skuadra e Serisë A. Prej dy sezonesh, 19-vjeçari është bërë pjesë e Veronës.

Nuk dihet nëse do rritet paga dhe do qëndrojë në skuadrën e Veronës apo do të tundohet nga ofertat që i kanë ardhur nga klubet e tjera. Marashi luan dhe si mbrojtës i Kombëtares Shqiptare.

Një tjetër shqiptar, ish-mbrojtësi i Partizani, Amir Rrahmani, merr 30 mijë euro në muaj.

Ndërsa futbollisti më i paguar i Veronës është Giuampaolo Pazzini, i cili merr plot 184 mijë euro në muaj.