Transmetuar më 05-12-2019, 13:55

Zyra për adresimin e pasojave të 26 nëntorit infirmoi lidhur me situatën deri mesditën e sotme nga bilancin paraprak i punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se janë 1183 shtëpi të shemuura dhe 5497 të tjera të dëmtuara rëndë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 11:15 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 399 (Tiranë-174; Durrës-190; Lezhë-33; Elbasan-1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 348 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

DËMET NË BANESA

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Ndërkohë një përditësim vetëm për Tiranën:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:

-44 qytetarë të dëmtuar

-3135 qytetarë të evakuuar

-718 qytetarë në çadra

-410 qytetarë në hotele

-395 qytetarë në qendra sociale

SHËNDETËSIA

-913 pacientë të trajtuar në spitale

-19 pacientë të shtruar në spitale

(16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit)

-3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit

-3,226 vizita të kryera në njësitë akomoduese

-377 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip (Durrës, Krujë, Lezhë ,Vorë)

-402 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim

-1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti

-257 punonjës social dhe psikologë po ofrojnë shërbim psikosocial

-340 mjekë dhe infermier të angazhuar në terren

Gjithashtu, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Inspektoriati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht. /a.y/noa.al/