Transmetuar më 05-12-2019, 13:36

President Ilir Meta, përshëndet hedhjen e shortit për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2020.

Duke publikuar foto nga momenti i këtij procesi, kreu i shtetit shkruan: “Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”.

Nga hedhja e shortit, dolën emrat e gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese: Fiona Papajorgji, Vitore Tusha dhe anëtare zëvendësuese Marsida Xhaferllari.

Ndërsa si kryetar u zgjodha automatikisht Ardian Dvorani, i cili nuk kishte kandidat tjetër përballë nga Gjykata e Lartë.

Më tej u hodh shorti për përzgjedhjen e emrave nga Prokuroria e Përgjithshme: Arta Marku dhe anëtar zëvendësues Bilbil Mete.

Sakaq në radhët e gjyqtarëve të gjykatave të Apelit, u përzgjodhën emrat: Miranda Adoni, Saida Dollani dhe anëtar zëvendësues, Nazmi Troka.

Ndërsa nga zyrat e Prokurorisë së Gjykatës së Apelit u përzgjodhën: Ludovik Dodaj, Fatjona Memçaj dhe anëtar zëvendësues Nezir Gjoka.

Si përfaqësues i Gjykatave Administrative u zgjodh: Arjan Qafa dhe anëtar zëvendësues Marjana Velçani (Idrizi). /a.y/noa.al/

Presidenca hedh shortin për anëtarët e KED/ Emrat e përzgjedhur