Transmetuar më 05-12-2019, 12:17
Lenda narkotike dhe parate e sekuestruara

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Lushnje, duke vënë në pranga një person.

Në bazë të informacioneve të mara nga qytetarët se një shtetasshpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll ndaj 41-vjeçarit Klodian Kiptiu, banues në Lushnjë.

Si rezultat i kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale tetë doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim u bë arrestimi i Kiptiut si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

41-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/