Transmetuar më 05-12-2019, 10:50

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, me të cilin po koordinohet mbështetja europiane në përballimin e pasojave të fatkeqësisë së madhe natyrore.

Në fjalën e tij Rama shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për përballimin e pasojave të tërmetit.

Nga ana e tij Lenarçiç deklaroi se “Keni solidaritetin e BE dhe synimi është që të mos ndihet sikur këtë situatë do e përballoni vetëm. Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’iu ndihmuar në këto ditë të vështira. Shpërndarja e ndihma, duhet bërë në mënyrë urgjente, por edhe të bëhet vlerësimi i dëmeve. Ky është një model shumë i mirë bashkëpunimi, tani duhet ti hedhim sytë drejt së ardhmes. KE premtoi 15 milionë euro nga buxheti, Komisioneri që do të vijë nga BE do të marrë frenat për rindërtimin. Si parakusht faza e vlerësimit të dëmeve shumë e rëndësishme”, u shpreh komisioneri.

Lidhur me rindërtimin, Lenarçiç inkurajoi që kjo pjesë duhet të shihet në një këndvështrim më të gjerë, duke përfshirë edhe përmirësimin në kushtet e parndalimit të goditjes.

Nga ana e tij Rama shtoi se të prekurit nga tërmeti, janë sistemuar nëpër hotele, por shtoi se tashmë duhet sistemimi i përhershëm në apartamente. Sipas tij, nevoja kryesore është rindërtimi i shtëpive, pas vlerësimit të dëmeve.

Në vijim Kryeministri tha se banorët e fshatit janë të lidhur me tokën, ndaj shtoi se për ta duhen çadra dimri me ndriçim. /a.y/noa.al/