Transmetuar më 05-12-2019, 10:08
Foto ilustruese

Një ngjarje shokuese është shënuar në Roskovec të Fierit, një nga ato që drithërojnë të madh dhe të vogël.

Në fshatin Suk, një djalë 19 vjeç me iniciale Silvi Sakaj, akuzohet se ka përdhunuar motrën e tij.

Mësohet se ngjarja është shënuar në 3 dhjetor, ndërkohë që denoncimi është bërë ditën e djeshme.

Vajza e abuzuar seksualisht nga vëllai është me moshë 16 vjeçe, e cila ka shkuar personalisht në polici, ku dhe është konfirmuar abuzimi.

Kjo bëri që gjatë së mërkurës të bëhet arrestimi i 19-vjerçarit, nën akuzën e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me personan në gjini”.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, rrethanat e kësaj ngjarje nuk bëhen me dije. /a.y/noa.al