Transmetuar më 05-12-2019, 09:30
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Stop”, është kurorëzuar pas gjashtë muajsh hetimesh.

Kështu nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, gjatë kësaj të mërkure, është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës “arrest me burg”, ndaj tre inspektorëve të mbrojtjes së territorit.

Më konkretisht u bë arrestimi i L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat; E.V., 29 vjeç, banues në Berat dhe D.H., 45 vjeç, banues në Berat,

të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se tre inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat. /a.y/noa.al/