Transmetuar më 05-12-2019, 09:12

Një atentat i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një vëlla u vra dhe tjetri u plagos.

47-vjeçari Artur Bresha u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa vëllai i tij Artan Bresha 43 vjeç, mbeti i plagosur.

Atentatorët qëlluan me breshëri automatiku drejt banesës së dy vëllezërve, ku për pasojë mbeti i plagosur Artani.

Më tej ata morën me forcë në makinë Arturin, ku e qëlluan për vdekje.

Në vijim trupin e pajetë e hodhën pranë vendit ku viktima punonte si roje për një kompani inertesh. Bëhet me dije se i plagosuri Artan Bresha ëshhtë ndaluar nga policia e Gjirokastrës në vitin 2017 me një sasi të madhe lënde narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga policia Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al/

Vrasja në Tepelenë, kush është 47-vjeçari që humbi jetën. Vëllai i tij mori plumb në këmbë