Transmetuar më 05-12-2019, 01:29

Autoritetet shqiptare po dalin me urdhra shkresorë ku i kërkojnë administratës publike që të ndajë lekë nga paga mujore për të mbledhur fonde pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një shkresë urdhëruese që e gjeni më poshtë përcakton dhe shumat që do ti mblidhen punonjësve.

Të tilla shkresa dhe urdhra, raportohet të jenë dërguar dhe në institucione të tjera shtetërore.

Shumë njerëz thonë se pas tërmetit, qeveria po përpiqet të nxjerrë para përmes dhurimeve, duke mos u përqendruar në paratë që arkëton si shtet.

Deri tani janë mbledhur miliona euro, por duket se ato nuk mjaftojnë.