Transmetuar më 04-12-2019, 21:03

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë.

Raportohet se është qëlluar ndaj dy vëllezërve, Artan dhe Artur Bresha.

Ky i fundit ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka marrë plagë dhe ndodhet në spital.

Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por dyshohet se ka të bëjë me një konflikt.

Njoftimi i policisë: 

“Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve". /k.k/noa.al/