Transmetuar më 04-12-2019, 20:17

Hyn në fuqi urdhri i ministrisë së Arsimit për rifillimin e procesit mësimor në ato shkolla ku ishte ndërprerë si pasojë e tërmetit.

Kështu, në shkollat e Kamzës, Kavajës, Rrogozhinës, Lezhës dhe Mirditës, mësimi nis në datën pesë dhjetor.

Në nëntë dhjetor rifillon mësimi në shkollat e Tiranës, Vorës, Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Kurbinit.

Shkollat e këtyre zonave u mbyllën që prej datës 26 nëntor ku Shqipëria u trondit nga tërmeti shkatërrimtar.

Për pasojë, disa institucione arsimore janë dëmtuar tërësisht, dhe të tjera në masë më të vogël. /k.k/noa.al/