Transmetuar më 04-12-2019, 19:16

Teatri vijon të jetë mollë sherri që ndan në qëndrime opozitën dhe mazhorancën.

Pranë artistëve në këtë godinë ishte sot kryetari i Partisë Demokratike i cili tha se as këtë herë Teatri nuk u shemb nga tërmeti.

Sipas Lulzim Bashës, tërmeti shembi shtetin prej kartoni.

“Ju e nxorët mbretin lakuriq. Tha që do ta rrëzonte tërmeti i korrupsionit i babëzisë, ja ku është teatri. Për fat të keq tërmeti i babëzisë e ka rrëzuar shtetin prej kartoni.

Isha në fshatrat e prekur nga tërmeti. Pa çadra pa ushqim, pa kujdes, nga shteti i kartonit që ka rrëzuar tërmeti i korrupsionit dhe i babëzisë”, u shpreh kryedemokrati.

Basha tha se Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës

Ju, Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Nuk po j’ua them për t’ju dhënë kurajo, se ju i keni dhënë kurajo të gjithëve.

Me gjithë atë presion sulme, sharje, arrestime, goditje që ju kanë bërë ju prap se prap treguat sa të madhe e keni zemrën”, tha Basha. /k.k/noa.al/