Transmetuar më 04-12-2019, 19:02

Një konferencë e donatorëve do të organizohet nga Bashkimi Europian për sa i përket situatës së krijuar në Shqipëri nga tërmeti shkatërrimtar i një jave më parë.

Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila po ashtu thotë se kjo lëvizje vjen pas akordimit të 15 milionë eurove për vendin tonë.

“Sapo kam folur me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian premton 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar.

Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, shkruan Presidentja e KE.

Më herët Presidentja e KE shkroi “Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim”. /k.k/noa.al/