Transmetuar më 04-12-2019, 17:32

Futbollistit të Teutës, Arbër Çyrbja i është dëmtuar rëndë banesa prej tërmetit, megjithatë ai ka dalë dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës së kampionatit, bashkë me shokët e tjerë, duke lënë pas krahëve tronditjen e madhe që pësoi qyteti bregdetar një javë më parë.

Çyrbja tha se e kishte blerë banesën vetëm një muaj para tërmetit.

Çyrbja tha se si gjithë të tjerët në Durrës " e përjetuam shumë keq tërmetin, por shyqyr zotit shpëtuam".

Futbollisti durrsak shtoi se tragjedia la pasoja të mëdha tek qytetarët durrsakë, megjithatë jeta vazhdon dhe ai bashkë me ekipin janë kthyer dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, në kampionat, ndaj Skënderbeut.

Të ardhurat e biletave nga kjo ndeshje do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti./NOA.al