Transmetuar më 04-12-2019, 17:27

Një nënë e re ishte përgatitur të anulonte planet sepse nuk kishte me cfarë të rregullonte flokët.

Por në momentin e fundit, i erdhi në kokë ideja ideale. Emily Kendall është 22-vjecarja nga Lancashire që përdori kaldajën që të bënte flokët kacurrela.

Pasi paralajmëroi vajzën 2-vjecare që të mos i afrohet tubit të nxehtë, ajo vendosi të kthente flokët e gjata bjondë duke marrë pamjen që dëshironte.

Ajo beson se ky trik i pazakontë është i mirë për flokët e saj pasi është dy herë më i shpejtë se pajisja normale dhe kursen energji.

Megjithëse ka frymëzuar shumë njerëz që ta provojnë, është një metodë e rrezikshme që mund t’ju djegë nëse nuk jeni të kujdesshëm./a.m/noa.al/