Transmetuar më 04-12-2019, 10:23

Policia australiane përfundoi kërkimet për grupin që u bllokua në një rajon të thatë , të ngjashëm me shkretëtirën më shumë se dy javë më parë. Ata kanë gjetur një trup të pajetë, i cili nuk është identifikuar ende, por besohet të jetë i Claire Hockridge.

46-vjeçarja ishte duke udhëtuar me dy të tjerë kur makina e tyre u bllokua më 19 nëntor, njoftoi policia.

Partnerja e saj Tamra McBeath-Riley, 52 vjeçe dhe shoku Phu Tran, 40 vjeç u gjetën të gjallë në fillim të kësaj jave.

Të gjitha ishin shtetase australiane që po udhëtonin për të bërë ngjitje, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej. Ata qëndruan tre ditë në makinë, por më pas u ndanë për të kërkuar ndihmë.

Gratë që i rezistuan thatësirës kishin me vete ujë, pak pije alkoolike, biskota dhe makarona të gatshme./a.m/noa.al/