Transmetuar më 04-12-2019, 10:05

Një fëmijë i cili adhuronte leximin e librave, lojën e shahut dhe ishte shumë i mirë në shkollë, duke u bërë i pari i klasës, u detyrua që të largohej nga gjithçka dhe të kthehej nga Italia në vendin e tij të origjinës në Bangladesh.

I lindur dhe i rritur në Vicentino prëj 12 vitesh, Dawud, në sajë të aftësive të tij, arriti që të bëhej i pari i klasës.

Siç shkruajnë mediat italiane, babai e hipi në avion bashkë me gruan dhe vëllezërit, pasi nuk duronte dot që i biri të jetote dhe shijonte kaq shumë kulturën perëndimore, e cila ishte shumë ndryshe nga e vendit të tij.

Për gjithçka faji ishte i Giancarlo Bertola, fqinji i shtëpisë së djalit i cili dinte gjithçka për Dawud.

“Doja të mësoja diçka më shumë për atë fëmijë, i cili ka të njëjtën moshë me tim bir. Zbulova se jetonte shumë pak metra larg shtëpisë sime dhe kur e ngelën në klasë të parë nuk dinte italisht. Ju propozova prindërve që ta sillnin tek unë pasi do e ndihmoja me detyrat. Kështu njoha një fëmijë i cili kishte shumë dëshirë për të mësuar dhe lexuar”, thotë Bertola.

Në shtëpinë e tij, Dawud ka parë Dvd, ka ngrënë kokoshka, ka pirë çokollatë të ngrohtë, por mbi të gjitha ka lexuar. Bertola i mësoi edhe si të luante shah, aq sa vogëlushi u bë kampion dhe i mundi të gjithë.

Ai nisi të mësojë shuimë, duke u bërë i pari i klasës me notat maksimale. Babai vendosi që ta kthejë djalin në Bangladesh, kur kuptoi se i biri po bëhej shumë perëndimor, shkruan noa.al.

“Ma shkatërruan, nuk e njoh më. Vinte në dyshim edhe ekzistencën e Allahut. Kështu shpëtova atë dhe vëllezërit e tij”, thotë i ati. Prej vogëlushit nuk ka më gjurmë, ndërkohë që shokut të tij italian, djalit të Bertola, i ka mbetur vetëm një mesazh në WhatsApp i tre javëve më parë ku shkruhej, “Më ndihmo, më thanë se do më çonin te doktori, por po më dërgojnë në Bangladesh”… më pas heshtje. /a.y/noa.al/