Transmetuar më 04-12-2019, 09:30

Moti i ftohtë dhe situata gripale ka bërë që shumë persona t’i drejtohen qendrave shëndetësore për vizita.

Në këto kushte mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm duke pirë më shumë lëngje si dhe të visheni trashë për të evituar temperaturat e ulëta.

Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve. Përbërësit: 2 gota ujë, 1 limon, 1 qepë, 2 lugë mjaltë.

Fillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin. Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta të tjera.

Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri. Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta konsumoni tre herë në ditë në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do habiteni nga rezultati./b.l/noa.al/